| Mehmet Kulla | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mehmet Kulla |
| Vendlindja: | Zëmblak, Korçë |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 1898 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1950 |
| Fundi i Internimit: | 1965 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1898, në Zëmblak, Korçë. Është internuar dhe dëbuar për çështje politike. Me vendim nr. 24, më 18 qershor 1993, Komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit dhe dëbimit, nga Korça në Kamëz (Tiranë), Tepelenë dhe Lushnje, prej 1950 deri më 1965. Nga këto, 4 vite janë internim.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 372
