Lindi më 1906 ose 1907, në Gjirokastër. I biri i Javer Hurshitit, politikan i njohur që nga vitet '20 deri në vitin 1943. Kreu Liceun francez të Korces. U kthye në qytetin e Gjirokastrës ku punoi për pak kohë si sekretar bashkie. U vendos më vonë në Tiranë. Fitoi të drejtën e studimeve universitare për Shkenca Politike në Itali, por u kthye pa i përfunduar. Pas një konkursi, nisi punë në Prefekturën e Durrësit dhe më pas, u transferua në Tiranë si nënprefekt në kohën kur prefekt ishte Qazim Mulleti.

Arrestuar nga Divizioni i Mbrojtjes Popullit, bashkë me të atin, në fillim të janarit 1945. Babai i tij, Javer Hurshiti u gjykua në Gjyqin Special dhe u dënua me pushkatim.

Më 23 qershor 1945, me vendim nr. 110, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi Mehmetin për «bashkëpunim me okupatorin e ka pas lidhje me prefektin Qazim Mulleti», me 12 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbje e të drejtës elektorale. Familja u internua pas arrestimit të tij duke jetuar në Shijak dhe më pas, një pjesë na kampin e Kamzës dhe pjesa tjetër në kampin e Tepelenës. Në vitin 1954, ata u vendosën në Lushnjë, ku jetonin në një barakë ku jetoi edhe Mehmeti pas daljes nga burgu, deri në fund të jetës.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D 8. Fl. 658; AMB, F: Divizioni i Mbrojtjes Popullit, D. 15
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.