Mëhill Ndoka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Mëhill Ndoka |
Datëlindja: | 3/2/1927 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 8/2/1945 |
Data e Lirimit: | 4/10/1945 |
Lindi më 3 shkurt të vitit 1927. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992, të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të dënimit të tij për motive politike prej datës 8 shkurt 1945 deri më 4 tetor 1945.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 38