Lindi më 22 shkurt të vitit 1953, në fshatin Grabockë të Korçës. Në nëntor 1978, në prag të zgjedhjeve për Kuvendin Popullor, në fshatin e tij u gjetën disa fletushka me përmbajtje kundër regjimit komunist dhe Enver Hoxhës, që mbylleshin me shënimin "ka thënë Medi  Ago". Ai u arrestua ato ditë dhe pavarësisht se nuk i pranoi akuzat, më 28 shkurt 1979, Gjykata e Qarkut të Korçës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë.

Vuajti në burgun e Spaçit.

 

 

Burimi: Republika e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Vërtetim i gjendjes gjyqësore, nr. prot. 1.; Arma e sigurimit të shtetit në funksion të luftës së klasave në Shqipërinë komuniste, Dr.Orjon Ago
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.