| Medin Dervishi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Medin Dervishi |
| Atësia: | Bektashi |
| Vendlindja: | Mazhar, Vlorës |
| Datëlindja: | 1920 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ushtar i thjeshtë e i vendosur i Ballit Kombëtar", "në operacione të ndryshme" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.51 |
| Data e Vendimit: | 25/10/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Vlorës |
Lindi në fshatin Mazhar të Vlorës, në vitin 1920. Më 25 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor se ka qenë "ushtar i thjeshtë e i vendosur i Ballit Kombëtar" dhe se ka marrë pjesë "në operacione të ndryshme" të tij, ndaj dhe e dënoi me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave qytetare-politike baraz me kohën e ndëshkimit si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Në bazë të nenit 51 të Ligjit 382 datë 24 dhjetor 1946 mbi D.P.P., dënimi iu kthye në 20 vjet privim lirie me punë të detyruar.
Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 239
