| Martë Lleshi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Martë Lleshi |
| Vendlindja: | Gjegjan ,Pukë |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Datëlindja: | 12/1/1940 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 10/12/1946 |
| Fundi i Internimit: | 20/10/1951 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 12 janar 1940, në Gjegjan të Pukës. Në zbatim të Vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 16, datë 18 gusht 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për çështje politike nga rrethi i Mirditës në rrethet e Beratit dhe të Tepelenës, prej 10 dhjetorit të vititit 1946 deri më 20 tetor 1951.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 146
