Lindi në Qelëz të Pukës, më 1 korrik 1916. Me vendim nr 265, datë 29 qershor 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 25 vjet privim lirie (punë të detyryar) dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë "strehim dhe furnizim kriminelesh". Më 11 tetor 1974 u arrestua sërish, dhe me vendim nr. 36, datë 25 nëntor 1975, Gjykata e Rrethit të Pukës e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe 5 vjet heqjen e së drejtës elektorale, "tradhëti ndaj atdheut në formë arratisjeje të mbetur në përgatitje".

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 227
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.