Mark Kola | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Mark Kola |
Atësia: | Frrok |
Vendlindja: | Arste-Miliska, Pukë |
Datëlindja: | 1/1/1912 |
Gjyqi | |
Akuza: | Bashkëpunim me banda të armatosura dhe përhapje të sekretit shtetëror në bashkëveprim |
Dënimi: | 25 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 10/7/1953 |
Data e Lirimit: | 7/1/1966 |
Mark Frrok Kola (Marku) u lind në fshatin Arste-Miliska të Pukës më 01.01.1912. U dënua me burgim të përjetshëm më 10.07.1953, duke u burgosur në burgun e Shkodrës dhe duke lënë jashtë gruan e re, 24 vjeçe, Lezen me tre fëmijë të mitur Agen 5 vjeçe, Gjinin 3 vjeç dhe Gjonin 1 vjeç. Nga këmbëngulja e fortë e familjarëve të Markut u zhvilluan shumë seanca gjyqësore duke e ulur dënimin në 25 vite. Nga kjo gjendje e mjeruar që kishte kapluar këtë familje, bashkëshortja humbi jetën duke lënë pas 3 jetimë pa nënë e baba, ku më i madhi ishte 9 vjeç. Marku u dërgua në burgun e Laçit duke u angazhuar në ndërtimin e Fabrikës në Laç, pas kësaj, me shumë të burgosur të tjerë, u dërguan në Tiranë për të ndërtuar lagjen që sot quhet “21 dhjetori”. Marku dërgohet edhe në Tërbuf të Lushnjës për të tharë kënetën e Tërbufit. Me sjellje të mirë e punë të madhe bëri që t’i ulej dënimi në 13 vite. Pasi përfundoi këto 13 vite të tmerrshme Marku doli nga burgu më 07.01.1966.
Jetoi gjithë jetën si armik i popullit. Edhe fëmijët e tij nuk kishin asnjë të drejtë duke u konsideruar armiq klasash deri në fund të regjimit diktatorial.