| Mark Gjergji | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Mark Gjergji |
| Atësia: | Lok |
| Vendlindja: | Ganjollë, Shkodër |
| Datëlindja: | 1912 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1/11/1946 |
| Akuza: | "Faje kundër popullit" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Prokurori: | Zurdi Shehu |
| Vendimi: | Nr. 501 |
| Data e Vendimit: | 18/12/1947 |
| Gjykatësi: | Pertef Alizoti |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Shkodër |
Lindi më 1912, Ganjollë, Shkodër. Më 18 dhjetor 1947, me vendim nr. 501 (sipas AISSK, vendimi mbante nr. 535), Gjykata Ushtarake Shkodër e dënoi “për faje kundër popullit” me 5 vjet burg dhe punë të detyruar. Ai akuzohej bashkë me një grup personash të tjerë se kishin marrë pjesë ose kishin dijeni kohë më parë për kryengritjen e Postribës. Ishte dorëzuar më 1 nëntor 1946 dhe ishte arrestuar po atë ditë. Kishte në burg edhe të vëllanë, Zef Gjergjin.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 7, FL. 464-465
