Mark Alia | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Mark Alia |
Atësia: | Dodë |
Vendlindja: | Kryezi, Pukë |
Datëlindja: | 13/6/1895 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» |
Dënimi: | 6 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 17/1/1978 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Pukës |
Lindi më 13 qeshor të vitit 1895, në fshatin Kryezi të Pukës. Ishte kryetari i një familje të dëgjuar patriarkale, që kishte kontribuar në hapjen e shkollës së parë shqipe në fshatin e tij, në vitin 1934, duke dërguar atje edhe nxënësen e parë vajzë, të bijën, për t'u bërë shembull.
U arrestua në korrik 1977. Më 17 janar 1978, Gjykata e Rrethit të Pukës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 6 vjet heqje lirie. Dënimin e kreu në burgun e Ballshit.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 582.