Disidente politike, Martir i demokracisë. Lindi në Shkodër, më 1916. Familjes Zojzi, nga rridhte Maria, komunizmi i kishte pushkatuar shtatë të afërm dhe katër të tjerë i dergjeshin ndër burgje politike. Pas Kryengritjes së Postribës, arratiset nga Shkodra për në fshatrat Sheldi e Rragam bashkë me bashkëshortin. Pas tre muaj ndjekjeje, më 5 Dhjetor 1946, Maria, Pjetër Deda e Gaspër Zefi, rrethohen dhe bien në pritë të forcave të ndjekjes. I shoqi plagoset rëndë e vdes në duart e forcave të Sigurimit në Shkodër. Kufoma e saj u varros në pyllin e Meshkallës në vendin e quajtur Hija e Madhe. Major Mihallaq Ziçishti në shkresën dërguar Komandës së Sigurimit, Tiranë njoftoi: “në ora 5 të natës së sotme forcat e këtij qarku rrethuan dhe kapën kriminelët e arratisur Pjetër Deda dhe Gaspër Zefi, të dy nga Shkodra, në kodrat e katundit Rragam. Gjatë përpjekjes, ka mbetur e vrarë Maria, e shoqja e Pjetër Dedës.”

 

 

Burimi: ISKK, Tiranë 2013, f. 21-22.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.