Lindi në Tiranë, në vitin 1927. Me vendim nr. 111, datë 30 shtator 1975, Gjykata e Rrethit Krujë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie. Për «agjitacion e propagandë» kundër pushtetit popullor e dënoi me 5 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 20 vjet heqje lirie. Dënimi ka filluar të zbatohet më 6 gusht 1974.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 185
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.