Lul Malaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Lul Malaj |
Atësia: | Prekë |
Vendlindja: | Rapshë |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 1944 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1/1/1963 |
Fundi i Internimit: | 13/10/1968 |
Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në vitin 1944, në Rapshë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 21, datë 10 mars 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Shkodrës në fshatin Bushat, prej datës 1 janar të vitit 1963 deri më 13 tetor 1968.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 169