| Ludovik Saraçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ludovik Saraçi |
| Atësia: | Gasper |
| Vendbanimi: | Shkodër |
Me vendosjen e regjimit komunist, u arrestua, por u lirua për mungesë provash. Doli ilegal në Bjeshkët e Kaçinarit në Mirditë për t'u bërë rezistencë forcave komuniste. U vra në përpjekje me Sigurimin në vitin 1948.
Pas largimit në mal, deri në vrasjen e tij, bashkëshortja Luçie Saraçi dhe dy djemtë u internuan në Berat, Kuçovë, Shijak dhe Valias.
Burimi: Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, Fatbardha Saraçi Mulleti, ISKK, Tiranë 2017
