| Llambi Kokali | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Llambi Kokali |
| Vendlindja: | Sarandë |
| Datëlindja: | 1913 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Sabotim të luftës dhe si armik i popullit" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 109 |
| Data e Vendimit: | 7/10/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 23/07/1961 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi në vitin 1913, në Sarandë. Më 7 tetor 1946, me vendim nr. 109, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për sabotim të luftës dhe si armik i popullit" dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit. Më 23 korrik 1961, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 255
