Lindi më 1946, në Salcë, Tropojë. U internua për motive politike në moshën 2-vjeçare, me nënën dhe motrën, për shkak të arratisjes së të atit nga Shqipëria. Më 10 mars 1993, me vendim nr. 21, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Bajram Curri në Tepelenë dhe Lushnjë, prej 1948 deri më 1957.

Sipas dëshmisë së Leze Dedndreaj, publikuar në librin e Fatbardha Saraçi Mulletit "Dhimbje 5", fillimisht ato u internuan në kalanë e Beratit dhe pastaj në Tepelenë.

Në foto: Vajza në të majtë, dalë me nënën dhe motrën, në Lushnjë pas daljes nga kampi i Tepelenës.

Burimi: AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl. 1542

Dokumente

Burimi: Dhimbje 5, Kalvari i fëmijëve në kampet e përqendrimit komunist, Fatbardha Saraçi Mulleti, Fiorentia, Shkodër 2023
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.