| Patër Lek Luli | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Patër Lek Luli |
| Vendlindja: | Kastrat, Malësi e Madhe |
| Vendbanimi: | Kastrat, Malësi e Madhe |
| Datëlindja: | 8/3/1908 |
| Datë Vdekja: | 16/7/1944 |
| Vënd Vdekja: | Tropojë |
| Ekzekutimi | |
| Data Ekzekutimit: | 16/7/1944 |
| Vendi Ekzekutimit: | Tropojë |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Forcat Partizane |
Klerik katolik, drejtor i Shoqërisë Antoniane (1938-’39).Lindi më 8 mars të vitit 1908, në Kastrat të Malësisë së Madhe. Mësimet fillore dhe të mesme i mori në kolegjin françeskan të Shkodrës, ndërsa të lartat, për teologji, në kolegjin e Shën Antonit në Romë. Më 14 korrik 1928, në Troshan të Lezhës, bëri rrjetin e Noviciatës. Më 8 korrik 1929 u lidh me kushtet e thjeshta, ndërsa më 18 shtator 1932 me kushtet e mëdha. Dy vjet më vonë u shugurua meshtar, së bashku me Atë Mëhill Mirajn . Meshën e parë e tha më 28 dhjetor 1935. Pas kthimit në Shqipëri, dha mësim në gjimnazin “Illyricum”. Në vitet 1938-’39 shërbeu si drejtor i Shoqërisë Antoniane të Shkodrës. U vra nga forcat partizane të batalionit “Perlat Rexhepi”, më 16 korrik të vitit 1944, rrugës për në Pac (Bytyç) të Tropojës.






