| Kristo Aleksi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kristo Aleksi |
| Atësia: | Jorgo |
| Vendlindja: | Janinë, Greqi |
| Datëlindja: | 1924 |
| Gjyqi i dytë | |
| Data e Arrestimit: | 7/9/1954 |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Prokurori: | Rako Caci |
| Vendimi: | nr. 62 |
| Data e Vendimit: | 23/11/1954 |
| Gjykatësi: | Bektash Ismaili |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Territoriale Gjirokastër me veprim në Vlorë |
Kristo Jorgo Aleksi (1924), lindur në Janinë, demokrat grek (komunist), u dënua dy herë pse kishte dashur të arratisej nga kampi. Herën e dytë u dënua me 8 vjet burg, pas zbulimit të një tuneli që një grup të burgosurish në kampin e Shtyllasit, po hapnin fshehtas.
Burimi: Kastriot Dervishi, “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste”
