| Kristaq Lena | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kristaq Lena |
| Vendlindja: | Pojan, Fier |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 1930 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 27/7/1963 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1930, në Pojan, Fier. U dëbua për motive politike. Më 23 korrik 1993, me vendim nr. 25, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Lushnjës në Mamurras e Plug të Lushnjës, prej 27 korrikut të vitit 1963 deri më 30 shtator 1991.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 47, f. 47-48
