Koço Kota | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Koço Kota |
Atësia: | Nuçi |
Vendlindja: | Korçë |
Datëlindja: | 1889 |
Datë Vdekja: | 1949 |
Vënd Vdekja: | Burrel |
Veprimtar politik, Kryeministër i Shqipërisë 10 shtator 1928-5 mars 1930 dhe 9 nëntor 1936-7 prill 1939, ministër i Brendshëm 11 maj 1928-1 shtator 1928 dhe 5 shtator 1928-13 janar 1930. Kostaq Kota, i njohur edhe si Koço Kota, u lind në Korçë, më 1889. Më 1913 u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit. Më 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjes. Është ndër themeluesit e Partisë Popullore tetor 1920. Nga 1921 deri më 1923 ishte prefekt i Beratit. Më 1924 u zgjodh ministër i Punëve Botore. Gjatë Revolucionit të Qershorit u largua në Greqi. Pas rënies së qeverisë së Fan Nolit, u kthye në postin e tij ministror. Më vonë shërbeu si ministër i Arsimit janar 1925, ministër i Punëve të Brendshme shkurt-mars 1925, si kryetar i Kuvendit nga 3 tetori 1925, sërish ministër i Punëve të Brendshme maj-shtator 1928 dhe, përfundimisht, si Kryeministër nën Mbretin Zog I (1928-mars 1930 dhe nëntor 1936-prill 1939). Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u bashkua me Legalitetin dhe, në fund të vitit 1944, u arratis në Greqi. Por u rrëmbye prej agjentëve të regjimit komunist, u kthye në Shqipëri, ku dhe u dënua më burgim, më 13 prill 1945, nga Gjyqi Special. Vdiq nga torturat në burgun e Burrelit në vitin 1949.