| Kostandin Gjordani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kostandin Gjordani |
| Vendlindja: | Durrës |
| Datëlindja: | 1954 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Krimin e veprave të terrorit në bashkëpunim" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | 3 qershor 1984, Gjykata e Lartë |
Lindi më 1954, në Durrës. Më 16 dhjetor 1982, Gjykata e Rrethit të Durrësit e dënoi për "tradhëti ndaj atdheut", me 11 vjet burg dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjeve për pesë vjet. Më 3 qershor 1984, Gjykata e Lartë e dënoi për "krimin e veprave të terrorit në bashkëpunim", me 15 vjet burg dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjeve për tre vjet.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 173-174
