Klerik ortodoks. Lindi në vitin 1902, në fshatin Koshovicë të Dropullit të Sipërm (Gjirokastër) në një familje klerikësh ortodoksë. U hirotonis prift nga Mitropoliti i Gjirokastrës dhe shërbeu në fshatrat Koshovicë, Sofratikë, Selo e Klishar. Më vonë u gradua Stavrofor dhe u caktua përgjegjës i Manasatirit të Trinisë së Shenjtë të Pepelit. Më 30 shtator të vitit 1946 u dënua me vdekje për tradhti ndaj atdheut dhe u ekzekutua.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.