Lindi më 1928, në Mursi, Sarandë. U arratis nga Shqipëria më 1945, u kthye sërish si desant nga Greqia, me mision i dërguar nga aleatët, por dhe për të shpëtuar familjen. Kapet dhe përpunohet nga forcat e Sigurimit në momentin e uljes. Deponoi si rëndues i akuzës kundër Teme Sejkos më 1960. Pasi doli nga burgu nga viti 1990, u largua në drejtim të Greqisë, ku u vendos si emigrant në Gumenicë. Më 23 nëntor 1960, me vendim nr. 10, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, e dënoi për "tradhëti ndaj atdheut" me vdekje (pushkatim), konfiskim pasurie dhe humbje e të drejtës elektorale për 5 vjet. Me dekret të K. Popullor, dënimi me vdekje ju kthye me 25 vjet burg. Më 26 tetor 1979, me vendim nr. 101, Gjykata e Matit e dënoi për "agjitacion e propagandë" me 10 vjet burg.

Burimi: Agim Musta Mandelët e Shqipërisë, Naim Frashëri, Tiranë [1992], F. 66; AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 1633.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.