Kolo Stefanidhi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Kolo Stefanidhi |
Atësia: | Zoraq |
Vendlindja: | Kanikol, Përmet |
Vendbanimi: | Draçovë |
Datëlindja: | 16/8/1896 |
Kolo ose Nikollë Stefanidhi u lind më 16.08.1896 në Kanikol të Përmetit dhe më vonë banoi në Draçovë po të këtij rrethi. Për shkak të qëndrimit të tij politik u vu ne shënjestër të regjimit komunist që në fillimet e tij. U arrestua më 1950 dhe u pushkatua në 1952. Sipas disa burimeve, ai është arrestuar dy herë dhe ka vuajtur fillimisht dënimin në kalanë e Gjirokastrës, më pas në Tiranë ku edhe u pushkatua.
Një djalë i Kolos për t'i shpëtuar përndjekjes komuniste, u arratis nga vendi ndërkohë, që dy djemtë dhe një vajzë e tij u dënuan për akuza politike dhe vuajtën vite të tëra në burgjet komuniste. Persekutimi përfshiu gjithë familjen Stefanidhi për disa breza.
Burimi: antikomunistet.al