| Kolë Mërkuri | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kolë Mërkuri |
| Vendlindja: | Pilur , Himarë |
| Vendbanimi: | Fushë-Krujë |
| Datëlindja: | 20/3/1880 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 2/12/1945 |
| Fundi i Internimit: | 19/11/1947 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në Pilur të Himarës, më 20 mars 1880. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave,komisioni i krijuar për vërtetimin e kohëssë vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga fshati Pilur i Himarës në rrethin e Fushë-Krujës, prej datës 2 dhjetor 1945 deri më 19 nëntor 1947.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 337
