U lind në Trush të Shkodrës, më 14 korrik 1908. Me vendim nr. 37, datë 24 shkurt 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor si "pjesëmarrës në lëvizjen e janarit" dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Lëvizja e janarit ishte një lëvizje antikomuniste që shpërtheu më 14 janar 1945 kundër regjimit komunist, e cila njihet dhe si lëvizja e Bërdicës ose Beltojës.

Sipas familjarëve, Kolë Zef Malocaj është dënuar si fillim me pushkatim dhe më pas është ndryshuar masa me burgim të përjetshëm. Pastaj, është ndryshuar përsëri vendimi dhe është liruar pasi ka kryer 4 vjet e gjysmë burg. Më vonë, është dënuar përsëri dhe ka vuajtur 8 vjet heqje lirie në burgun e Ballshit. Po sipas familjarëve, edhe vëllai i tij, Ndue Malocaj është arrestuar dhe është mbajtur për 8 muaj në hetuesi ku është torturuar deri në karrige elektrike, për t'u liruar më pas.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 178; Nga famiilja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.