| Koço Prençi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Koço Prençi |
| Vendlindja: | Leskovik |
| Datëlindja: | 1927 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Ka dhënë informata të rreme dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 7 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 3 |
| Data e Vendimit: | 11/10/1955 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake, |
Lindi më 1927, në Leskovik. Më 11 tetor 1955, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë Ushtarake, Kolegji Ushtarak e deklaroi fajtor se «ka dhënë informata të rreme dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 7 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 359
