| Koço Llukani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Koço Llukani |
| Vendlindja: | Peshtan, Tepelenë |
| Vendbanimi: | Tepelenë |
| Datëlindja: | 1896 |
| Profesioni: | Arsimtar |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1947 |
| Akuza: | "Ka qenë pjesëtar i grupit të Peshtanit, agjent të spiunazhit grek" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 245 |
| Data e Vendimit: | 20/11/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Data e Lirimit: | 1957 |
Arsimtar. Lindi në fshatin Peshtan të Tepelenës, në vitin 1896. U diplomua për mësuesi. U arrestua më 1947, dhe me vendim nr. 245, datë 20 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se "ka qenë pjesëtar i grupit të Peshtanit" dhe si "agjent të spiunazhit grek" dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për dy vjet kohë. U lirua në vitin 1957. Më 1994, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen Mësues i Merituar, pas vdekjes.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 152
