| Koçi Misrasi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Koçi Misrasi |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Datëlindja: | 1879 |
| Datë Vdekja: | 26/8/1948 |
Lindi më 1879, në Korçë. Më 11 dhjetor 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike. U arrestua në prill 1948 dhe u gjet i vetëvarur në hekurat e çatisë së barakës së kampit të Vloçishtit, më 26 gusht të vitit 1948.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 364
