| Kleopatra Pano | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kleopatra Pano |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1907 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 5/1951 |
| Fundi i Internimit: | 1955 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Gjirokastër , në vitin 1907. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, vendosi njohjen e kohës së internimit nga rrethi Gjirokastër në rrethin Lushnjë prej muajit maj 1951, deri në vitin 1955 për «çështje politike».
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 195
