Klement Islami | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Klement Islami |
Vendbanimi: | Tiranë |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1975 |
I Torturuar: | Po |
U arrestua për një shprehje kundër regjimitkur ishte 19 vjeç, gjatë vitit të fundit të shkollës së mesme. E prangosën në klasë. Gjatë hetuesisë pëson tronditje mendore dhe shtrohet në spitalin psiqiatrik të Elbasanit. Familjen e internojnë në Çermë të Lushnjës ku shkon dhe ai kur del nga spitali pas tre vitesh. Edhe pasi përfundoi masa e internimit prej 8 vjetësh, nuk i lejuan të ktheheshin në Tiranë. Në këtë kohë, përgatit planin e arratisjes me not nga Saranda në Korfuz, për ku niset bashkë me motrat në mbrëmjen e 2 gushtit 1984. Humbet në det gjatë asaj nate, për mos t'u gjetur më, ndërsa motrat arrijnë të mbijetojnë.
Burimi: "Një histori arratie që bëri bujë në ’84-n dhe Shqipëria dje e sot sipas Isabela Islamit", Gazeta Dita, shkurt 2014; Kalimi me not i kufirit për liri: Historia e Belës, Klementit dhe Zamirës, nga Arben Imeri, kujto.al