| Klearko Papasava | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Klearko Papasava |
| Vendlindja: | Dhërmi, Vlorë |
| Datëlindja: | 1942 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | “Tradhti ndaj atdheut” |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.28 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Vlorë |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Tradhti ndaj atdheut" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr.33 |
| Data e Vendimit: | 3/3/1984 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Vlorë |
Lindi në Dhërmi të Vlorës, në vitin 1942. Me vendimin nr. 28, datë 30 janar 1974, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor për “tentativë arratisjeje” jashtë shtetit në bashkëpunim dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.
Me vendimin nr. 33, datë 3 mars 1984, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor për “tradhti ndaj atdheut” në formën e arratisjes e mbetur në tentativë dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, 5 vjet internim, si dhe heqjen e së drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë.
Sipas dëshmisë së Meleq Canes, në fund të viteve '80, vuante dënimin në kamp-burgun e Spaçit.
Burimi: Fondi 1, viti 2017, dosja 108, fl. 35-36
