| Klara (Luli) Shiroka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Klara (Luli) Shiroka |
| Atësia: | Gjelosh |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Durrës |
| Datëlindja: | 1938 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1/3/1945 |
| Fundi i Internimit: | 20/12/1948 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1938, në Shkodër. Vajza e madhe e Gjelosh Lulit, ushtarakut që udhëhoqi rezistencën antikomuniste të Malësisë së Madhe. Pas daljes së tij në arrati, bashkëshorten dhe vajzat, Klarën dhe Izabelën i internuan. Më 6 prill 1992, me vendim nr. 8, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimitit nga Shkodra në Berat, Tiranë e Durrës, prej 1 marsit të vitit 1945 deri më 20 dhjetor 1948.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 111
