| Kastriot Sulejmani | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kastriot Sulejmani |
| Atësia: | Shefki |
| Vendbanimi: | Tirane1 |
Kastrioti vinte nga një famije patriote, familja e Sulejmanbellinjve të Frashërit. Gjyshja e tij vinte nga bejlerët e Glinës së Gjirokastrës dhe nëna gjithashtu nga një familje patriote nga Taçi i Kolonjës. Që në fëmijëri, Kastrioti u përball me përndjekjen si bejlerë dhe armiq duke u internuar në Berat që kur ishte 10 vjeç. Përndjekja vazhdoi derisa u dënua me burg për agjitacion dhe propagandë. Kastrioti nuk arriti të krijonte familjen e tij duke gjetur mbështetjen tek e motra.
Siç tregon vajza e motrës, një të diel, Kastriotin e kërkoi në shtëpi hetuesi Përparim Ibrahimi duke u prezantuar si një shok i tij. Mbesa, në atë kohë 11 vjeçe, ndjeu se duhet të gënjente për të mbrojtur dajën dhe i tha se Kastrioti nuk ishte në shtëpi. Nga ai moment, Kastrioti u largua dhe qëndroi i fshehur në Pezë, te një mik i tij, por pas disa ditësh u arrestua. Ky ishte një moment shumë dramatik për Kastriotin i cili piu helm, por arriti të shpëtonte dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie.
