| Kaso Kasaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kaso Kasaj |
| Vendlindja: | Dhëmblan, Tepelenë |
| Datëlindja: | 1916 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 22/12/1946 |
| Akuza: | "Armik i popullit", "ka agjituar në popull për atentate, për të ngjallur ndjenjën e urrejtjes së të pakënaqurit" |
| Data e Vendimit: | 14/11/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | I Përjetshëm Burg |
| Data e Vendimit: | 7/01/1948 |
Lindi më 1916, në Dhëmblan, Tepelenë. Arrestuar më 22 dhjetor 1946. Më 14 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi "si armik i popullit, dhe ka kryer këto faje: ka qenë anëtar i Komitetit Ballist të Tepelenës, rikrijuar pas çlirimit, ka marrë pjesë në mbledhjet e Komitetit, nënkomandant i njësive balliste, i ngarkuar me detyrë për të prishur urën dhe komunikacionin, me qëllim që t’u vinin në ndihmë anglo-amerikanëve, kur të zbarkonin", "ka agjituar në popull për atentate, për të ngjallur ndjenjën e urrejtjes së të pakënaqurit". Për këto arsye u dënua me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Më 7 janar 1948, dënimi iu kthye në burg të përjetshëm.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 181
