Kasem Demi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Kasem Demi |
Atësia: | Rustem |
Vendlindja: | Filat,Çamëri |
Datëlindja: | 1930 |
Datë Vdekja: | 21/01/1982 |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 1977 |
Akuza: | “Agjitacion e propagandë“ |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 46,19 shkurt 1977, |
Inxhinier, lindur në Filat, Çamëri më 1930. Drejtues dhe anëtar i Komitetit të Partisë së Tiranës në vitet ‘50. Në Konferencën e Tiranës të prillit 1956, u godit nga “kupola” e PPSH dhe u përjashtua nga partia. Disa vjet më vonë u “zbulua” grupi i ashtuquajtur “çam” i Teme Sejkos. Më 19 shkurt 1977, me vendim nr. 46, u dënua për “agjitacion e propagandë“, me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe heqjen e të drejtës elektorale. Vdiq në burg, më 21 janar 1982.
Burimi: Peço Kagjini: Konferenca e Tiranës e prillit 1956, MMS,Tiranë 1999, f. 139; AISKK, F 1. V. 2013. D 5/1. Fl. 332.