| Karolina Lezhja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Karolina Lezhja |
| Atësia: | Vlash |
| Vendbanimi: | Durrës |
E dënuar për motive politike.
Ka jetuar në Durrës, ku ka punuar si mësuese fillore. Ka qenë e martuar me Mark Lezhjën. Vëllai i saj Prenkë Kaçinari, i diplomuar për Filozofi, në Lion, ishte dënuar në vitin 1949 me 20 vjet heqje lirie, i akuzuar bashkë me Arshi Pipën, Hysen Ballhysën dhe Pashko Gjeçin si "anëtarë të organizatës së gjerë agjento-sabotatore dhe anëtarë të grupit social-demokrat, për të rrëzuar me dhunë Pushtetin Popullor duke pritur një zbarkim nga jashtë".
Burimi: https://www.zemrashqiptare.net/news/63147/fritz-radovani-pse-vetem-shkodra-xx.html
