| Kapllan Fesko | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kapllan Fesko |
| Vendlindja: | Shpatanj, Skrapar |
| Vendbanimi: | Skrapar |
| Datëlindja: | 1911 |
| Datë Vdekja: | 22/8/1947 |
| Vënd Vdekja: | Rruga e Savanjit, Skrapar |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 22/8/1947 |
| Vendi Ekzekutimit: | Skrapar |
Lindi më 1911, në Shpatanj, Skrapar. U arrestua për hakmarrje pët të vëllain e tij Tefik Fesko , i cili u arrestua me grupin e deputetëve. Më 15 maj 1993, me vendim nr. 122, Gjykata e Skraparit vendosi njohjen e faktit të vrasjes, për motive politike, “nga forcat e Sigurimit, për tentim arratisje, më 22 gusht 1947”, në vendin e quajtur Rruga e Savanjit, Skrapar.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 476-477
