| Kamber Ndreu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kamber Ndreu |
| Datëlindja: | 1921 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 27/7/1946 |
| Fundi i Internimit: | 12/5/1947 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në vitin 1921. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992, të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike prej datës 27 korrik 1946 deri më 12 maj të vitit 1947.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 59
