Kamber Hima | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Kamber Hima |
Atësia: | Gani |
Vendlindja: | Rehovë, Berat |
Vendbanimi: | Berat |
Arsyeja e Vdekjes: | Vdekje ne burg |
Rrethanat e Vdekjes: | Burg |
Lindi në Rehovë, Berat. Më 5 janar 1948, Gjykata e Elbasanit e dënoi fajtor si "armik i popullit", se "ka marrë pjesë në Organizatën Bashkimi Kombëtar, me detyrë si anëtar i Komitetit Krahinor të Plashnikut, ka sabotuar direkt dhe indirekt interesat e pushtetit në interes të imperializmit anglo-amerikan", me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave politike e qytetare për 5 vjet. Vdiq në burg.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 225.