| Kamber Backa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kamber Backa |
| Atësia: | Ali |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 1904 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 2/4/1947 |
| Akuza: | “Ka marrë pjesë në grupin e deputetëve tradhtarë” |
| Dënimi: | 15 vite Burg |
| Data e Vendimit: | 3/1/1948 |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
Lindur më 1904, me vendbanim në Tiranë. Shtresë e mesme. Polic me detyrë. Arrestohet më 2 prill 1947. Më 31 dhjetor të vitit 1947, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake nis gjykimin e grupit të dytë të deputetëve, ku u përfshinë edhe persona që nuk ishin deputetë si Kamber Backa. U akuzua se kishte marrë pjesë në grupin e deputetëve tradhtarë. U dënua me 15 vite burg. Dënimi iu zbrit me 5 vite. Fitoi pafajsinë më 15 tetor 1949.
Burimi: AQSH, F.Keshilli i Ministrave, V.1951,D.1173
