| Kadri Meraja | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kadri Meraja |
| Vendlindja: | Videhovë |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1950 |
| Fundi i Internimit: | 1964 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në Videhovë, në vitin 1942. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni ikrijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjessë dënimit administrativ, me vendim nr. 9, datë 24 prill 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Korçës në rrethin e Lushnjës, prej vitit 1950 deri në vitin 1964.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 289
