Kadri Kërçiku | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Kadri Kërçiku |
Atësia: | Sulejman |
Vendlindja: | Tiranë |
Vendbanimi: | Tiranë1 |
Datëlindja: | 14/1/1906 |
Profesioni: | Mjek |
Datë Vdekja: | 22/11/1972 |
Gjyqi | |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 30/03/1948 |
Gjykata: | Gjykatës Ushtarake të Tiranës |
Gjyqi i dytë | |
Dënimi: | 2 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 180 |
Data e Vendimit: | 21/04/1948 |
Gjykata: | Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake |
Lindi në vitin 1906, në Tiranë. U diplomua në Austri si mjek me specialitet sëmundjet dermo-veneriane.
U gjykua me "grupin e tretë të deputetëve" që u quajt kështu për shkak të marrëdhënieve që kishin të akuzuarit me deputetët e gjykuar më parë. Ai, si edhe shumica e të akuzuarve, nuk i pranoi akuzat. Megjithatë ata u dënuan. Me vendim nr. 212, datë 30 mars 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës, e deklaroi fajtor "për faje penale kundër popullit dhe shtetit" dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet kohë. Një muaj më vonë, me vendim nr. 180, datë 21 prill 1948, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, duke e modifikuar këtë vendim, ia zbriti dënimin në 2 dy vjet privim lirie.
Pas lirimit, luajti një rol të pazëvendësueshëm në zhdukjen e sëmundjes së sifilizit nga Shqipëria.
Me vendimin nr.1, datë 15.5.1959, të Plenumit të Gjykatës së Lartë mori pafajësinë.