| Kadife Myftari | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Kadife Myftari |
| Datëlindja: | 1946 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 18/9/1965 |
| Fundi i Internimit: | 1973 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1946. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 21, datë 10 mars 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Dibrës në Libofshë të Fierit, prej 18 shtatorit të vitit 1965 deri më 1973.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2015), 444
