| Juliana Kurti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Juliana Kurti |
| Vendlindja: | Lushnje |
| Datëlindja: | 1982 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1982 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
Punonjëse e ISKK, anëtare e redaksisë së botimit shkencor “Fjalori enciklopedik i
viktimave të terrorit komunist”. Është një nga mijëra fëmijët shqiptarë të ndëshkuar politikisht që në lindje, vetëm për faktin se i përkiste një familje të fisnike beratase dhe pronarësh. Lindi më 1982, në Lushnje, ku familja e saj ishte dëbuar prej 4 prill 1967. Aty kreu shkollën fillore dhe, me ardhjen e demokracisë, familja u rikthye në Berat. Më 2007 u diplomua për gjuhë dhe letërsi greke në Tiranë, aktualisht vazhdon studimet për drejtësi. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Berati në Ngurëz (Lushnjë) prej datëlindjes deri më 30 shtator 1991.
