| Jorgo Kaskaviçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Jorgo Kaskaviçi |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1927 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Arratisje dhe kalim të paligjshëm të kufirit" |
| Dënimi: | 2 vjet e 3 muaj Burg |
| Data e Vendimit: | 1948 |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Tradhti ndaj atdheut mbetur në tentativë" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 207 |
| Data e Vendimit: | 13/12/1961 |
| Gjykata: | Gjykata Tiranë |
Lindi më 1927, në Korçë. Më 1948, është dënuar "për arratisje dhe kalim të paligjshëm të kufirit", me dy vjet e tre muaj burg, punët të detyruar dhe 290 lekë gjobë. Më 8 shtator 1950, me vendim nr. 120, Gjykata Ushtarake Korçë e dënoi "për pjesëmarrje në grup tentativë arratisje dhe agjitacion e propagandë". Më 13 dhjetor 1961, me vendim nr. 207, Gjykata Tiranë e dënoi "për tradhti ndaj atdheut mbetur në tentativë" me 25 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 185
