| Jorgji Morava | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Jorgji Morava |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1920 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Eshtë i organizuar në grup kundër pushtetit dhe ka tentuiar të arratiset në Itali me peshkarexhën e Marinës Ushtarake" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 277 |
| Data e Vendimit: | 14/8/1948 |
| Gjykata: | Gjykata e Lartë Ushtarake |
Lindi më 1920, në Korçë. Me vendim nr. 277, datë 14 gusht 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor se "është i organizuar në grup kundër pushtetit dhe ka tentuiar të arratiset në Itali me peshkarexhën e Marinës Ushtarake" dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike për 5 vjet kohë
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 373
