Nacionalist, ushtarak, nëpunës. Lindi në Shtërmen të Elbasanit, më 4 mars të vitit 1907. Kreu Normalen e Elbasanit. Në vitet 1928-1932 shërbeu në garnizonin ushtarak të Vlorës dhe të Elbasanit. Më vonë punoi si nëpunës në administratën shtetërore. Më 1943 u zgjodh sekretar i Ballit Kombëtar për Elbasanin. U arrestua në Tiranë, më 16 nëntor të vitit 1944 dhe u vra po atë ditë në rrugicën e shkollës «Kristoforidhi», ku dhe u varros prej një familjeje tiranase.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 275
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.