| Jonuz Musa | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Jonuz Musa |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 12/4/1943 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1950 |
| Fundi i Internimit: | 1965 |
Lindi më 12 prill 1943, në Korçë. U internua për motive politike. Me vendim nr. 21, datë 10 mars 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit bashkë me prindërit nga rrethi i Korçës në rrethin e Lushnjës, prej vitit 1950 deri më 1965.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 420
