| Jonuz Kulla | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Jonuz Kulla |
| Atësia: | Ajdin |
| Vendlindja: | Zëmblak, Korçë |
| Vendbanimi: | Elbasan |
| Datëlindja: | 1943 |
I ati, Ajdin Kulla, u pushkatua në vitin 1945 për arsye politike. Më pas, familjes i sekuestruan pasurinë dhe e dëbuan nga shtëpia. Në vitin 1968, nga Elbasani ku ishte vendosur prej vitesh, e internojnë në Dumre, bashkë me të ëmën. Sigurimi i bënte presion të vazhdueshëm për të bashkëpunuar me të.
